Please enter at least 3 characters.

Lutjet e Kosovës janë për një festë pa fishkëllima

2016/01/lutjet-e-kosov-euml-s-jan-euml-p-euml-r-nj-euml-fest-euml-pa-fishk-euml-llima_hd.jpg

Së pari u intonua Himni kombëtar që u këndua nga të gjithë. Më pas nga organizatori u intonua Himni i Kosovës. "Një pjesë e shikuesve nisën fishkëllimat kur u intonua Himni i Kosovës. Lojtarët mbetën të befasuar, njëjtë si ne në shtabin teknik, shkruan sot Koha Ditore.

Askush nuk e kishte pritur këtë. Nuk dinim si të reagonin. Lojtarët më shikonin mua për t'iu dhënë ndonjë sinjal. Është interesant të dimë tash se si do të jetë", thotë seleksionuesi i Kosovës, Albert Bunjaki, duke aluduar në miqësoren e paralajmëruar për nëntor, Kosovë - Shqipëri

Albert Bunjaki e kujton shumë mirë ndeshjen e Kosovës me përzgjedhjen e Superligës së Shqipërisë, përkatësisht ekipin B të Shqipërisë. Për Bunjakin ishte ndeshja debutuese në postin e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës.