Please enter at least 3 characters.

Lula u betua si president i Brazilit - hera e tretë që mban këtë post

2023/01/UU3R2AZ4MZN77OCMNXXLDH6HBA-1-scaled.jpg
163:"The motorcade of Brazil's President elect Luiz Inacio Lula da Silva is seen near the Planalto Palace in Brasilia, Brazil, January 1, 2023. REUTERS/Ueslei Marcelino
7:"REUTERS

Luiz Inacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit - hera e tretë që mban postin më të lartë të vendit.

Politikani veteran i krahut të majtë, i njohur gjerësisht si Lula, gjithashtu udhëhoqi vendin midis 2003 dhe 2010 - dhe mundi në zgjedhjet e tetorit Jair Bolsonaron.

Ka pasur masa të rrepta sigurie për ceremoninë mes frikës se mbështetësit e Bolsonaros mund të përpiqen ta prishin atë dhe të shkaktojnë trazira apo edhe viktima.

Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë, pasi u largua të premten nga Brazili drejt SHBA-ve, raporton bbc.

Shumë mbështetës të 77-vjeçarit u mblodhën para Kongresit që herët në mëngjes - të zbukuruar me ngjyrën e kuqe të Partisë së Punëtorëve. Ata udhëtuan për të parë liderin e tyre - por edhe për një festë.

Më shumë se 60 artistë - duke përfshirë legjendën e Samba, Martinho da Vila - do të performojnë në dy skena gjigante të dekoruara me flamurin kombëtar si pjesë e një festivali muzikor të quajtur "Lulapalooza". /Telegrafi/