Lukaku shënon het-trik në fitoren e Belgjikës (Video)
26/05/2014
Heroi i takimit ishte sulmuesi në pronësi të Chelseat, Romelu Lukaku, i cili realizoi tre gola.
21-vjeçari e nisi serinë e golave që në minutën e tretë, para se Aurelien Joachim ta barazonte rezultatin (13’), mirëpo ky rezultoi vetëm goli i nderit për Luksemburgun.
Lukaku e riktheu epërsinë në pjesën e parë (23’), ndërsa e kompletoi het-trikun në të dytën (54’).
Dy golat tjerë për Belgjikën i shënuan Nacer Chadli (71’) dhe Kevin de Bruyne (90’+1) nga penaltia.
Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, që përfaqëson Belgjikën, u angazhua në pjesën e dytë të këtij takimi. /Telegrafi/


