Please enter at least 3 characters.

Lukaku: Pogba është më i lumtur, por edhe gjithë të tjerët

2019/02/Romelu-Lukaku-Lukaku-e1549355358952.jpg
319:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 30: Romelu Lukaku of Manchester United celebrates after scoring his team's fourth goal with Paul Pogba during the Premier League match between Manchester United and AFC Bournemouth at Old Trafford on December 30, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, e ka pranuar se lojtarët janë më të lumtur nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaerit.

Belgu është ndalur te Paul Pogba pasi të gjithë e dimë se raportet e francezit me ish-trajnerin Jose Mourinho nuk ishin aspak të mirë.

"Gjatë stërvitjeve të gjithë shikojmë një Pogba më të lumtur. Në përgjithësi të gjithë janë më pozitiv, qeshin më shumë".

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Tani të vazhdojmë kështu të kënaqemi. Të gjithë janë kthyer në nivelin e tyre, nga unë te Pogba dhe pastaj edhe Rashford e Martial".

"T ë gjithë kanë nxjerrë frymën e tyre konkurruese për t'i treguar diçka trajnerit", ka thënë Lukaku për Canal Football.

Djajtë e Kuq nën Solskjaerin nuk kanë humbur asnjë ndeshje, nëntë fitore dhe një barazimit.

Aktualisht Man Utd renditet në vendin e pestë me 48 pikë. /Telegrafi/