Luis Figo parashikon finalen e Ligës së Kampionëve
Luis Figo, ish-mesfushori legjendar i Interit, ka ndarë mendimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të luhet nesër (e shtunë) në Mynih, mes PSG-së dhe Interit. Në një intervistë për Sky Sport, portugezi theksoi se në këtë nivel, favoritët janë vetëm në letër.“Ekziston një favorit për ndeshjen e nesërme? "Në çdo finale nuk ka favorit. Në teori ka gjithmonë, por në fund ka pak rëndësi ajo që mendohet në atmosferën para ndeshjes".A ka Interi diçka më shumë se PSG? Cilat janë cilësitë mbi të cilat duhet të mbështetet skuadra e Simone Inzaghit?
"Janë dy skuadra me potencial shumë të madh, secila me karakteristikat e veta. Ky edicion i Ligës së Kampionëve ka treguar soliditetin në mbrojtje të Interit, ndërsa PSG ka treguar se di si të kontrollojë ndeshjen dhe të bëjë keq në sulm me lojtarët e saj të shpejtë”. “Të dyja duhet të mbështeten te cilësitë e tyre nëse duan ta fitojnë kupën”.Në fund në pyetjen se cilët lojtarë nga të dy taboret i pëlqejnë, portugezi tha se i do ata që bëjnë diferencën.“Mua më pëlqejnë sulmuesit. Barcola, Lautaro, Thuram... Ata që bëjnë diferencën”, përfundoi ai./Telegrafi/


