"Luftë" me flakët gjatë gjithë natës, vihet nën kontroll zjarri në Zhamë të Lushnjës
06/09/2023
Zjarri në Zhamë të Lushnjës është vënë nën kontroll falë edhe ndihmës së efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse.
Përgjatë gjithë natës ata kanë qëndruar në terren për të bërë të mundur izolimin e flakëve, të cilat në mesnatë morën një përhapje më të gjerë të favorizuara edhe nga era drejt fshatit Thanasaj.
Aktualisht një vatër vijon të jetë aktive në kufi me Peqinin. /Telegrafi/


