Please enter at least 3 characters.

Luana Vjollca pozon si sirenë në imazhet e reja, vë në pah gjoksin atraktiv

2019/08/66654103_138030077436506_5151890519304737590_n-e1565361189326.jpg

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, ndër të tjerash edhe nga aktivitetet e shumta muzikore që realizon.

Së fundmi, bukuroshja e Top Channel ka realizuar një set të ri me fotografi, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për dy imazhe, në të cilat Luana shfaqet e grimuar me ngjyrat e detit, ndërsa edhe me veshjen transparente merr pamjen e një sirene.

"Shpirti i sirenës", ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, prej të cilave ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Teksa ka pozuar me veshje transparente, Luana ka vënë në pah gjoksin atraktiv, duke ngacmuar kështu imagjinatën e fansave.

Përndryshe, projekti i fundit muzikor që ajo ka sjell për fansat është kënga "Habibi", të cilin Luana e solli në bashkëpunim me Faydeen dhe ësht% pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/