Please enter at least 3 characters.

Low më nuk do t'i fton në kombëtaren gjermane, Thomas Muller: Sa më shumë mendoj, aq më shumë jam i zemëruar

2019/03/Thomas-Muller-Gjermani.jpg
276:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 27: Thomas Mueller of Germany looks dejected following his sides defeat in the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Korea Republic and Germany at Kazan Arena on June 27, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images, )
13:"Getty Images,

Kombëtarja e Gjermanisë është duke kaluar nëpër një fazë të tranzicionit sa i përket futbollit.

Tashmë tre lojtarëve u ka dhënë drita e gjelbër se më nuk do të ftohen që të mbrojnë ngjyrat e pancerëve.

Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thumas Muller iu është kumtuar njoftimi se më nuk do të ftohen nga ana e trajnerit Joachim Low.

Thomas Muller (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo ka bërë që të mbetet i habitur komuniteti sportiv dhe ka zgjuar reagimin e fansave, por edhe të vetë lojtarëve.

Një prej tyre është edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, i cili ka shprehur zhgënjimin me atë se çfarë ka ndodhur me treshen e lartcekur.

"Sa më shumë mendoj, aq më shumë jam i zemëruar. Ky vendim më la të befasuar. Mats, Jerome dhe unë jemi ende të gatshëm të luajmë në nivelin më të lartë. Deklarata e Federatës duket se ishte e përgatitur paraprakisht", tha Muller, i cili ka 100 paraqitje në fanellën kombëtare të përzgjedhjes gjermane.

Ndryshe, Gjermania në kampionatin e fundit botëror nuk ka mundur të kalojë as fazën grupore në Rusi. /Telegrafi/