Please enter at least 3 characters.

Lotito: Ëndrrat e Lazios mund të bëhen realitet

2019/12/Lazio-1-e1577089622382.jpg
334:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 22: Danilo Cataldi and Thomas Strakosha of SS Lazio celebrate the victory of the Italian Supercup trophy after the Italian Supercup match between Juventus and SS Lazio at King Saud University Stadium on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se skuadra e tij mund t’i realizojë disa ëndrra, pas triumfit ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.

Biancocelestët e fituan Kupën e Italisë në muajin maj, ndërsa të dielën mbrëma fituan ndaj Zonjës së Vjetër për ta fituar edhe Superkupën shtetërore.

Ata fituan me rezultat 3-1, me golat e Luis Alberto, Senad Lulic e Danilo Cataldi, kundrejt golit të Paulo Dybalas.

(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Është një fitore tërësisht e merituar nga një skuadër që luajti me zemër, cilësi dhe forcë. E dominuam gjithë sfidën dhe kjo ndeshje ishte dëshmi se mund të konkurrojmë me këdo dhe t’i gëzojmë tifozët tanë”.

https://telegrafi.com/lazio-e-thomas-strakoshes-mposht-juventusin-dhe-fiton-superkupen-e-italise/

“Të gjithë i kemi rolet tona dhe japim kontribut në suksesin e klubit. Është një familje e madhe dhe unë jam figura e babait”.

“Nëse kjo skuadër mund të qëndrojë me këmbët në tokë, mund t’i realizojë disa ëndrra”, ka deklaruar Lotito për Lazio Style Channel. /Telegrafi/