Please enter at least 3 characters.

LOTI

2019/05/Adem-Gashi-e1556966010458.jpg

Poezi nga: Adem Gashi*

njëherë e një mot, si sot
m’u shembën retë mbi vetull
pastaj
më ra syve mjegull

xhamave të avullt tinguj dhe lëvizje
flatra zogjsh dhe zëra:
“na i ka ra mjegulla Bunës
për tri ditë e për tri net...” -
seç ligjëron legjenda

pastaj u shfaq loti-det

në anijen me vela
drita dhe shpresa
dhe shpirtrat e lirë qiejve të kaltër

* Për "Loti"-n e Agron Shalës dhe ekipin e tij