Lotët e Georginas dhe festa e djalit të Ronaldos pas kompletimit të het-trikut
Juventusi ka arritur që ta bëjë një rikthim të çmendur në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duke e mposhtur 3-0.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të spanjollëve.
Juventusi kishte rezervuar një mbrëmje të madhe në Allianz Stadiumin nën regjin e Cristiano Ronaldos.
Portugezi shënoi tri gola për ta dërguar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas golit të tretë e dashura e lojtarit, Georgina Rodríguez, nuk mund t'i ndalte lotët.
https://twitter.com/iamjawadshah/status/1105595288553705472
Pa dyshim krenare me të dashurin e saj që vazhdon të mbetet si njëri prej më të mirëve në botë.
Edhe djali i portugezit, Cristiano Jr. që ishte në stadium festonte si tifoz i vërtet i Juves.
Tani Zonja e Vjetër e pret shortin e së premtes për ta kuptuar rivalin në çerekfinale. /Telegrafi/


