Please enter at least 3 characters.

Loriana mposhtet në gjysmëfinale, lufton për medaljen e bronztë

2019/10/73248943_3196879260384091_3041667840135397376_n.jpg

Loriana Kuka nuk ka arritur të kalojë në finalen e Grand Slamit të Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare është mposhtur në gjysmëfinale nga sllovenia Klara Apotekar.

Tani Loriana do të ketë mundësi që të fitojë medaljen e bronztë në këtë Grand Slam.

Loriana do të përballet për medaljen e bronztë me xhudistën franceze Madeleine Malonga.

Njoftimi i plotë nga KOK:Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.Xhudistja jonë (-78 kg) fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë.I urojmë fat dhe suksese medalistes së bronztë botërore në luftën për të bronztën ndaj francezes, Madeleine Malonga. /Telegrafi/