Please enter at least 3 characters.

Loredana paralajmëron këngën e re, është bashkëpunim

2019/08/loredana_67336449_2416913448586328_7145833262599295137_n-e1566806697952.jpg

Rap - artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. 

Biondja bëri të ditur se po vjen me një bashkëpunim, por nuk e ka bërë publike akoma emrin e artistit.

Megjithatë, bukuroshja e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndarë disa postime në rrjetet sociale, ndërsa tregon dukjen e saj në klipin e ri.

E veshur me një kostum ngjyrë neoni, 24-vjeçarja duket tejet në formë dhe nuk ka dyshim se ka rrëmbyer vëmendje me këtë pamje.

Loredana para pak javësh ka lansuar duetin me bashkëshortin e saj, Mozzik, të titulluar "Eiskalt", i cili u mirëprit nga publiku.

Kjo këngë tashmë në kanalin zyrtar, YouTube, ka grumbulluar mbi 15 milionë shikime. /Telegrafi/