Please enter at least 3 characters.

Loredana kujton babanë e ndjerë në njëvjetorin e vdekjes së tij

2020/05/loredana_87695401_234159357747343_2946518456732214046_n-e1590824949942.jpg

Data 30 maj do ta kthejë në kujtime mjaft të hidhura reperen e njohur shqiptare, Loredana Zefi.

Kjo pasi një vit më parë pikërisht në këtë datë, ka ndërruar jetë babai i saj.

Reperja me prejardhje nga Ferizaj u zgjua me një përkujtim për të atin e ndjerë në njëvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi të babait të saj, duke shprehur mallëngjimin e saj për të.

“Sot 1 vit pa ty baba dhe disi je gjithmonë këtu”, shkroi rep-artistja në mbishkrimin e fotografisë në InstaStory.

Loredana përndryshe njoftoi fansat e saj së fundmi se ka rritur çmimin e biletave për koncertet e saj, pas anulimit të shumë prej tyre gjatë muajve që shkuan, shkaku i pandemisë globale. /Telegrafi/

Loredana (Foto: Joshua Sammer/Getty Images/Guliver)