Please enter at least 3 characters.

Londrim Mekaj rikthehet pas heshtjes në rrjete sociale – zbulon EP-në e re ‘Afterparty’

Pas një periudhe mungese në rrjetet sociale, Londrim Mekaj është rikthyer sërish në vëmendjen e fansave me një njoftim që ka ngjallur shumë kuriozitet.

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, i cili kohët e fundit kishte shqetësuar ndjekësit me largimin e tij të papritur nga platformat sociale, ka vendosur të zbulojë arsyen e ‘zhdukjes’.

Sipas tij, kjo periudhë nuk ka qenë aspak pushim, por një fazë intensive pune dhe përkushtimi në muzikë.

Përmes një postimi në TikTok, Londrimi ka treguar se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë i mbyllur në studio, duke punuar në projekte të reja muzikore dhe duke përgatitur material të freskët për publikun.

Rikthimi i tij vjen edhe me një surprizë të madhe për fansat, pasi ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet projekti i tij i ri muzikor, EP me titull “Afterparty”.

Ky projekt do të përmbajë disa këngë të reja, ndërsa publikimet do të vijnë në mënyrë të vazhdueshme.

Londrimi ka paralajmëruar gjithashtu se ky është vetëm fillimi i një etape të re në karrierën e tij muzikore, duke lënë të kuptohet se publiku mund të presë edhe shumë projekte të tjera në vazhdim. /Telegrafi/