Londër, diplomatët iranianë të largohet brenda 48 orëve
30/11/2011
“I ngarkuari i Iranit në Londër është duke u informuar tani që ne kërkojmë mbylljen e menjëhershme të ambasadës iraniane në Londër dhe se i gjithë stafi diplomatik iranian duhet të lërë Mbretërinë e Bashkuar brenda 48 orëve të ardhshme”.
“Nëse ndonjë vend e bën të pamundur për ne që të veprojmë në tokën e tyre, nuk mund të presin që të kenë një ambasadë që funksionon këtu”, ka thënë Hague dy ditë pasi protestuesit iranianë sulmuan ambasadën britanike dhe një kompleks diplomatik në Teheran, duke thyer xhamat dhe djegur flamurin britanik. /Telegrafi/


