Please enter at least 3 characters.

Lolita publikon gjësendet e para të foshnjës, gruaja e Besnikut të NRG Band po bëhet gati që të jetë nënë (Foto)

2017/09/besnik3.jpg

Një nga dasmat që ka bërë bujë këtë vit ka qenë pikërisht martesa e vokalistit të NRG Band, Besnik Qaka dhe Lolita Begollit.

Dyshja janë martuar në një ceremoni në Pejë afër miqve dhe familjarëve.

Teksa detajet e dasmës ishin mjaft glamuroze, çmimi u mbajt i fshehtë për çështje modestie, kurse medait nuk ndaleshin së raportuari për detajet.

Me dasmën, vjen edhe fëmiu, ku si duket tashmë bashkëshortja e Besnikut, Lolita ka filluar të bëhet gati që të presë fëmiun e parë të çiftit, një vajzë.

Në një imazh të publikuar në InstaStory nga Lolita shihen këpucët që ajo i ka bërë gati për beben që do vijë në jetë me mbishkrimin: “Sa bukur”.

Teksa Lolita është e zënë duke u përgatitur për të pritur në jetë vajzën, i zënë është edhe bashkëshorti.

NRG Band së fundmi u rikthyen në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Gocat me Martini”, mjaft e pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/