Please enter at least 3 characters.

Lojtari i Differdange 03, D'Anzico: Drita është favorit, por nuk kemi frikë

Kampioni i Kosovës, Drita, do të luajë nesër (e martë) përballë Differdange 03 në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.  

Të besuarit e Zekirija Ramadanit llogariten favorit për të triumfuar në ‘Fadil Vokrri’, por edhe për të avancuar në përgjithësi në raundin e ardhshëm.

Para këtij dueli është deklaruar edhe futbollisti i ekipit kundërshtar Kevin D’Anzico, i cili tha se Drita është favorit për të fituar, por se ai dhe shokët e tij të skuadrës nuk kanë frikë.

"Ne jemi shumë mirë të përgatitur, duam të bëjmë më të mirën nesër”.

“Kundërshtari është favorit padyshim, por nuk jemi të trembur. Jemi ekip i fortë poashtu. Nesër një barazim do ishte i mirë për ne", ka thënë ai.

Kujtojmë se dueli mes Dritës dhe Differdange 03 do të luhet me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/