Please enter at least 3 characters.

Lojtarët me pagat më të ulëta në Ligën Premier, mes tyre është një emër befasues

2023/11/sheffield-nottingham.jpg

Që futbollistët fitojnë shumë para, sidomos në Ligën Premier, nuk është diçka e re, por është interesante të merresh me lojtarët më pak të paguar që luajnë në kampionatin më elitar të futbollit në botë.

Yjet e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe Erling Haaland kanë pagën më të lartë në futbollin anglez.

De Bruyne fiton 23 milionë euro në vit në Manchester City, ndërsa bashkëlojtari i tij Haaland fiton 22.4 milionë euro.

Por nga ana tjetër, ka futbollistë që fitojnë pakrahasueshëm më pak para se pjesa tjetër e yjeve dhe kolegët që mbledhin një pasuri të vërtetë për atë që bëjnë.

“Titullin” famëkeq të lojtarit me rrogën më të ulët në Ligën Premier e mban Alex Mighten, futbollisti i Nottingham Forest i cili aktualisht është i huazuar në klubin belg, Kortrijk.

Sipas kontratës së tij profesionale, ky 21-vjeçar fiton pak më pak se 4000 euro në javë apo më pak se 20 mijë euro në muaj.

Rhys Norrington-Davies (Sheffield United) është në vendin e dytë me pagë 4600 euro në javë dhe në vendin e tretë Jordan Clark (Luton) me 5700 euro në javë.

Në listën prej 10 futbollistësh me pagat më të ulëta në Ligën Premier, nuk ka yje të mëdhenj, me përjashtim të ish-portierit të parë të Liverpoolit, Loris Karius.

Emri i tij i befasoi tifozët në mbarë botën, sepse, pavarësisht disa ndeshjeve të dobëta si ajo në finalen e Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, kur ai "u bë i famshëm", ai është ende një portier shumë i respektuar, vlera e të cilit i kalonte 10 milionë euro.

Karius aktualisht është anëtar i Newcastle United, ku fiton 11500 euro në javë.

Lojtarët që fitojnë më pak para në Ligën Premier me kontrata profesionale:1.Alex Mighten (Nottingham Forest) – 4000 euro në javë2.Rhys Norrington-Davies (Sheffield United) – 4600 euro në javë3.Jordan Clark (Luton) – 5700 euro në javë4.James Shea (Luton) – 8600 euro në javë5.Pelly Ruddock Mpanzu (Luton) – 8600 euro në javë6.Kourtney Hause (Aston Villa) - 9280 euro në javë7.Loris Karius (Newcastle) – 11,500 euro në javë8.George Baldock (Sheffield United) – 11,500 euro në javë9.Tommy Doyle (Man City në huazim te Wolves) – 11,500 euro në javë10.Max Lowe (Sheffield United) – 11,500 euro në javë/Telegrafi/