Please enter at least 3 characters.

Lojtarët e Barcës nuk kanë besim te Luis Enrique

2017/01/LuisEnrique.jpg

Lojtarët e Barcelonës nuk kanë më besim te trajneri Luis Enrique, e ardhmja e të cilit është gjithnjë e më larg klubit katalanas.

Emisioni El Partidazo në radio Cadena Cope raporton se ish-trajneri i Romës dhe Celta Vigos ka humbur përkrahjen nga zhveshtorja, me lojtarët që janë tashmë të sigurt se ai do të largohet në fund të sezonit.

“Lojtarët kanë humbur besimin në të. Ata e shohin atë të pa aftë në ngritjen e ekipit lart dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura. Ata nuk i besojnë më atij”, raportohet nga kjo radio.

Duket se disfata e thellë nga PSG në udhëtim ka zbardhur përçarjet te klubi katalanas, në një moment kur eliminimi nga Liga e Kampionëve duket i sigurt dhe po ashtu edhe La Liga e humbur.

Enrique udhëhoqi Barcelonën drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, dy tituj rresht në La Liga dhe dy triumfeve në Copa del Rey, që prej se ai mori në drejtim klubin në vitin 2014.

/Telegrafi/