Please enter at least 3 characters.

LOD, gjermanët ar në patinazh të shpejtë, argjend në bob-katërsh

2016/01/f.0228134854963_m.jpg

Patinatoret gjermane në patinazh të shpejtë morën medalje ari në ndjekjen në skuadër. Katrin Mattscherodt, Daniela Anschütz-Thoms dhe Stephanie Beckert triumfuan në finale ndaj ekipit japonez. Medalja e bronztë në këtë garë u fitua nga polaket.

Andre Lange, në përfundim të karrierës së tij, mori medaljen e argjendtë në bob-katërsh. Medalja e artë në këtë kompeticion u fitua nga grupi i amerikanit Steven Holcomb, ajo e bronzit nga grupi i kanadezit Lyndon Rush. /dw/telegrafi/