Please enter at least 3 characters.

Llorente kërcënon Liverpoolin: Do të hakmerrem për humbjen në finale

2019/09/GettyImages-1174656240.jpg
290:"NAPLES, ITALY - SEPTEMBER 14: Dries Mertens and Fernando Llorente of SSC Napoli celebrate the 2-0 goal scored by Dries Mertens during the Serie A match between SSC Napoli and UC Sampdoria at Stadio San Paolo on September 14, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi Fernando Llorente e ka mbyllur sezonin e kaluar, duke luajtur në finale të Ligës së Kampionëve si lojtar i Tottenhamit.

Atë finale e humbën londinezët me rezultat 2-0.

Llorente debutimin me fanellën e Napolit në Ligën e Kampionëve mund të këtë pikërisht kundër  klubit që luajti herën e fundit.

“Ancelotti i njeh më mirë se ne, pasi i ka studiuar mirë. Duhet të bëjmë një ndeshje të përkryer, duke luajtur mirë dhe t’i zvogëlojmë në maksimum gabimet në fushë”.

Llorente në aksion . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

“Dua që me Napolin të hakmerrem për finalen e humbur sezonin e kaluar dhe të tregoj se jam në lartësinë e duhur për të luajtur me këtë ekip aktual”.

“Dua të ndihmoj skuadrën, të shënoj një gol dhe t’ua dedikoj tifozëve të Napolit”, ka thënë Llorente. /Telegrafi/