Please enter at least 3 characters.

Liverpooli vazhdon me fitore edhe në Ligën Premier, mposht lehtësisht Bournemouthin

2018/04/Liverpool-Bournemouth-1.jpg
297:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 14: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his sides second goal with his Liverpool team mates during the Premier League match between Liverpool and AFC Bournemouth at Anfield on April 14, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar me formë të mirë edhe në kampionatin anglez, teksa ka siguruar fitoren e radhës duke mposhtur kësaj radhe Bournemouthin.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi Redsave, të cilët rrezikuan disa herë dhe patën shumë raste për gol, por vetëm një e konkretizuan.

Festa e Mane pas golit të shënuar (Getty Images)

Ishte ai i minutës së shtatë, ku Sadio Mane shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të mirë të Jordan Henderson.

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Liverpoolit, të cilët menaxhuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste, teksa shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht ishte ylli kryesor i skuadrës, Mohamed Salah (69'), i cili shënoi për 2-0, ndërsa për 3-0 u përkujdes Roberto Firmino (90'), i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Momenti i golit nga Salah (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Liverpooli renditet në pozitën e tretë me 70 pikë, ndërsa Bournemouth zë vendin e 11-të me 38 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Reds udhëton drejt West Bromwich Albionit, teksa Bournemouth e pret në shtëpi Manchester Unitedin. /Telegrafi/