Please enter at least 3 characters.

Liverpooli udhëton për Katar, publikon listën me 20 lojtarët që do të luajnë në Kupën e Botës për klube

2019/12/GettyImages-1193900281.jpg
293:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 14: Mohamed Salah of Liverpool celebrates his sides first goal with Sadio Mane and team mates during the Premier League match between Liverpool FC and Watford FC at Anfield on December 14, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka marrë rrugë për në kryeqytetin e Katarit, Doha ku do ta luaj ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Botës për klube.

Kampioni evropian do të takohet në gjysmëfinale me ekipin meksikan Monterrey.

The Reds kanë konfirmuar tanimë edhe skuadrën që do të luaj në Kupën e Botës për klube.

Trajneri Jurgen Klopp ka grumbulluar 20 futbollistë ku në mesin e tyre është edhe ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Mungon mbrojtësi kroat Dejan Lovren pas një lëndimi ndaj Salzburgut, por megjithatë grumbullohet Georgino Wijnaldum edhe pse u largua nga loja ndaj Watfordit për shkak të lëndimit.

Kjo është lista e plotë:Liverpool:Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Williams.

Ndeshja e parë në Katar për Liverpoolin do të jetë gjysmëfinalja ndaj Monterrey që do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/