Please enter at least 3 characters.

Liverpooli pritet të bëjë ofertë të menjëhershme për Wernerin  

2019/01/Timo-Werner-1.jpg
248:"SALZBURG, AUSTRIA - NOVEMBER 29: Timo Werner of Leipzig runs with the ball during the UEFA Europa League Group B match between RB Salzburg and RB Leipzig at on November 29, 2018 in Salzburg, Austria. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është gati të nisë një ofertë të menjëhershme për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman ka disa sezone që tregon nivel të lartë në Bundesliga dhe gara evropiane me Leipzigun duke shënuar shumë gola.

Paraqitjet e tij të mira dhe golat e shënuara kanë bërë që Werner të bëjë shumë skuadra të mëdha evropiane për vete.

Njëra nga to padyshim se është Liverpooli, me trajnerin Jurgen Klopp që e sheh favorit gjermanin për vijën e sulmit.

Sipas gazetës gjermane Bild, Bayern Munich është gjithashtu i etur për sulmuesin, por Reds duan t'i rivalizojnë.

Klopp dëshiron që Liverpooli të bëjë një ofertë të menjëhershme për sulmuesin e rrezikshëm gjerman.

Oferta fillestare e klubit të madh angleze e thuhet se do të jetë 40 milionë euro.

Nga ana e tij, Werner nuk ka fshehur asnjëherë ambicien për të luajtur në Angli, ndërsa interesim ka edhe nga Spanja dhe Italia /Telegrafi/