Please enter at least 3 characters.

Liverpooli merr një fitore me aromë titulli ndaj Crystal Palace, pret gabimin e Cityt për t’u shpallur kampion i Anglisë

2020/06/Liverpool-vs-Crystal-Palace.jpg
268:"LIVERPOOL, ENGLAND - JUNE 24: Fabinho of Liverpool celebrates with his team after scoring his sides third goal during the Premier League match between Liverpool FC and Crystal Palace at Anfield on June 24, 2020 in Liverpool, England. (Phil Noble/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë ndaj Crystal Palace me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp i është kthyer fitoreve në kampionat dhe tani pret një gabim nga Manchester City në udhëtim te Chelsea për t’u shpallur kampion i Anglisë për këtë sezon.

Pjesa e parë ndaj Crystal Palace u karakterizua me dominim të Redsave, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të dhe ishte Trent Alexander-Arnold, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit për epërsinë 1-0.

Momenti i golit të Alexander-Arnold nga goditja e dënimit (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images)

Liverpooli nuk u ndal dhe në minutën e 44-të shënoi edhe golin e dytë me anë të yllit të skuadrës, Mohamed Salah për 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte ekipi i Klopp që diktoi lojën, krijoi më shumë raste, dominoi dhe shënoi edhe dy gola tjerë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të dhe ishte mesfushori brazilian, Fabinho, i cili shënoi një supergol nga distanca për 3-0.

Fabinho shënoi supergol nga distanca (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Listës së golashënuesve iu bashkëngjit edhe sulmuesi Sadio Mane që shënoi në minutën e 69-të për 4-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Reds kanë 86 pikë në vendin e parë apo 23 më shumë se Manchester City i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Palace zë vendin e nëntë me 42 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli udhëton te City, ku mund ta festojë titullin e parë pas 30 viteve, ndërsa Crystal Palace e pret Burnleyn. /Telegrafi/

https://twitter.com/maroofies/status/1275885158063890434

https://twitter.com/MT_Futbol/status/1275888646160297986

https://twitter.com/maroofies/status/1275893426966409216