Please enter at least 3 characters.

Liverpooli mendon transferimin e Navasit

2018/02/Keylor-Navas.jpg
228:"MADRID, SPAIN - JANUARY 29: Keylor Navas of Real Madrid reacts during the La Liga match between Real Madrid CF and Real Sociedad de Futbol at the Bernabeu on January 29, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli po konsideron transferimin e portierit të Real Madridit, Keylor Navas në një marrëveshje gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit lokal Liverpool Echo, Redsat janë të interesuar në transferimin e portierit të Romës, Alisson Becker - por jo në çmimin e tij aktual.

Roma ka njoftuar se çmimi i Alissonit është plot 70 milionë euro dhe kjo i ka parë drejtuesit anglez të tërhiqen, teksa rol ka luajtur edhe ringjalljen e formës nga Loris Karius.

Ndërkohë, sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Liverpooli po vështron një lëvizje të mundshme për 31-vjeçarin e Realit, Navas.

Sipas këtij mediumi skuadrës angleze do t'i duhej të paguante vetëm rreth 17.6 milionë funte apo rreth 20 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Gjigantët e La Ligës janë duke u lidhur me një transferim portieri, ndërsa David De Gea dhe Thibaut Courtois thuhet se janë objektivat kryesor në radarët e tyre.

Transferimi i ndonjërit nga këta portierë të lartpërmendur mund ta shohë Navasin të largohet nga klubi dhe të transferohet në Anfield. /Telegrafi/