Please enter at least 3 characters.

Liverpooli largohet nga gara për Sanchon

2019/11/sancho-liverpoool.jpg

Liverpooli e ka eliminuar veten nga gara për të nënshkruar me yllin e ri anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Anësori sulmues anglez shpreson të rikthehet në Ligën Premier këtë verë, pas shkëlqimit të tij me Dortmundit në dy sezonet e fundit.

Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli ishin klubet me lidhjet më të forta për transferimin e Sanchos.

Por, Reds nuk po qëndrojnë në garë dhe kanë lëshuar rrugë për skuadrat tjera.

Menaxheri Jurgen Klopp e do lojtarin, por ai është shumë i shtrenjtë për Liverpoolin.

“Liverpooli nuk është në treg për lojtarët që vlejnë 100 milionë funte dhe nuk kanë nevojë për të”.

“Unë jam marrë me Klopp - ata më mirë do të paguajnë gjysmën e kësaj shume për një lojtar një hap ose dy pas Sanchos që mendojnë se mund të përmirësohen”, ka thënë një burim për mediat angleze. /Telegrafi/