Please enter at least 3 characters.

Liverpooli i kthehet primatit në Ligën Premier pas fitores ndaj Bournemouthit, gati për derbin ndaj Unitedit

2019/02/Georginio-Wijnaldum-mane-e1549730896695.jpg
328:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 09: Georginio Wijnaldum of Liverpool celebrates after scoring his team's second goal with teammates Sadio Mane and Naby Keita during the Premier League match between Liverpool FC and AFC Bournemouth at Anfield on February 9, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli i është kthyer fitores në Ligën Premier pas dy barazimeve radhazi. Këtë herë Reds fituan ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte dukshëm më e mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë.

Golin e parë në takim e shënoi Sadio Mane në minutën e 24, ndërsa pas dhjetë minutash shënoi edhe Georginio Wijnaldum, holandezi shënoi një gol të bukur dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Mohamed Salah shënoi golin e qetësisë në minutën e 48-të pas asistimit fantastik nga Roberto Firmino.

Reds kishin edhe raste tjera për gol deri në fund të ndeshjes, por nuk u treguan konkretë para portës kundërshtare.

Mohamed Salah gjatë një momenti të ndeshjes Liverpool-Bournemouth në Anfield (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Liverpooli renditet i pari në Ligën Premier me 65 pikë (tri më shumë se Manchester City), ndërsa Bournemouthi në vendin e 11-të me 33 pikë.

Në xhiron e ardhshme skuadra e Klopp do të luajë kundër Manchester Unitedit, ndërsa Bournemouthi ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/