Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton thellë në udhëtim te Burnley, rikthen pozitën e parë

2019/08/Liverpool-vs-Burnley-e1567275415954.jpg
312:"BURNLEY, ENGLAND - AUGUST 31: Trent Alexander-Arnold of Liverpool celebrates with Jordan Henderson of Liverpool after scoring his sides first goal during the Premier League match between Burnley FC and Liverpool FC at Turf Moor on August 31, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar dominimin në kampionatin anglez, duke fituar edhe ndeshjen e katërt me radhë nga po kaq ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Burnley u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 33-të dhe ishte Chris Wood, i cili devijoi në portën e tij goditjen e Trent Alexander-Arnold për 1-0, ndërsa Sadio Mane (38') për 2-0.

Festa e Manes pas golit (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Liverpoolit, të cilët menaxhuan mirë ndeshje, krijuan raste dhe shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 80-të dhe ishte Roberto Firmino, i cili shënoi një gol të bukur për rezultat përfundimtar 3-0.

Firmino e festoi golin së bashku me Salah (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me 12 pikë, ndërsa Burnley renditet i 11-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds e presin Neëcastlen, ndërsa Burnley udhëton te Brightoni. /Telegrafi/