Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton me përmbysje trilerin e shtatë golave ndaj Crystal Palace

2019/01/Liverpool-Crystal-Palace.jpg
283:"LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 19: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Liverpool FC and Crystal Palace at Anfield on January 19, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Crystal Palace me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Liverpooli, por ishin vetëm mysafirët londinez që arritën të shënojnë dhe t'i befasojnë Reds.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 34-të të ndeshjes dhe ishte Andros Townsend që shënoi për 1-0 pas asistimit të Wilfried Zaha.

Festa e lojtarëve të Crystal Palace pas golit të Townstend (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të kthehet shpejt dhe pas vetëm dy minutave lojë në skenë doli Mohamed Salah që shënoi për 1-1.

Salah hapi serinë e golave të Reds (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 53-të vendasit gjetën edhe golin e dytë dhe ishte Roberto Firmino, i cili kaloi Reds në epërsi 2-1.

Momenti i golit nga Firmino (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Palace arritën të kthehen në lojë në minutën e 65-të dhe ishte mbrojtësi James Tomkins që me kokë barazoi në 2-2.

Ky gol shkundi Liverpoolin, të cilët u hodhën në sulm me gjitha forcat dhe arritën të shënojnë edhe dy gola.

Tomkins shënoi me kokë golin e barazimit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Fillimisht ishte Salah (75'), i cili shënoi për 3-2, ndërsa Sadio Mane (90+) shënoi për epërsinë 4-2.

Në minutat shtesë, londinezët arritën të shënojnë me anë të Max Meyer, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-3.

Sadio Mane (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Reds tani kanë 60 pikë në pozitën e parë apo shtatë më shumë se Man City, ndërsa Palace zë vendin e 14-të me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli luan përsëri në shtëpi ndaj Leicester Cityt, ndërsa Palace udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/  

https://twitter.com/LFC_Vines/status/1086658353936379904

https://twitter.com/yaniu8/status/1086658361704075264

https://twitter.com/D9INE_FOOTBALL/status/1086660741296381952

https://twitter.com/TheKop_com/status/1086663947510517760

https://twitter.com/VintageSalah/status/1086668442185465856