Liverpooli do të bëjë ofertë për Asension
249:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 26: Marco Asensio of Real Madrid CF looks on during the La Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 26, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images
03/05/2019
Marco Asensio nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion te Real Madridi.
Alvaro Odriozola dhe Marco Asensio (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
Sulmuesi i talentuar spanjoll ka hasur në vështirësi dhe nuk ka më besimin e plot të trajnerit Zinedine Zidane.
Liverpooli është skuadra që ka shprehur më së shumti interesim për transferimin e sulmuesit anësorë.
The Reds janë gati që të ofrojnë 65 milionë euro në drejtim të Real Madridit për ta transferuar Asension në Anfield.
Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin dhe dëshiron ta ketë atë nën urdhrat e tij.
Por gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij.
Për ta transferuar reprezentuesin spanjoll, Liverpool duhet ta mposht konkurrencën e Bayernit dhe Manchester Unitedit që gjithashtu e duan lojtarin. /Telegrafi/


