LIVE: Lihtenshtajn-Shqipëri, pjesa e dytë
Shqipëria është mysafir i Lihtenshtajnit për ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, 'Rusia 2018'. Kombëtarja kuqezi e fitoi sfidën e parë kundër Maqedonisë dhe ka tri pikë në Grupin G. Telegrafi ju mban të informuar drejtpërdrejtë për këtë sfidë të rëndësishme të Kombëtares shqiptare.
06/10/2016 22:34
83′ Hysaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë.
06/10/2016 22:14
70' GOOOOOOOOOLL. Hysaj harkon në zonë dhe me kokë shënon Balaj për 2-0.
https://www.dailymotion.com/video/x4wdf0a_bekim-balaj-goal-liechtenstein-0-2-albania-06-10-2016_sport
69' Balaj gjuan bukur, por portieri bën super pritje.
68' Del Llullaku, futet Cikalleshi.
06/10/2016 21:58
54' Gjuan bukur Lila, por jashtë.
52′ Buchel tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi kalon shumë pranë shtyllës.
06/10/2016 21:53
46′ Andi Lila merr vendin e Amir Abrashit. Zëvendësimi i dytë i Shqipërisë.
Fillon pjesa e dytë
06/10/2016 21:34
45+2' Është mbyllur pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Shqipërisë.
45' Janë dhënë 2 minuta lojë shtesë.
44’ De Biazi kryen zëvendësimin e parë. Migjen Basha aktivizohet në vendin e Burim Kukelit i cili pësoi një dëmtim në gju.
06/10/2016 21:22
37' Roshi përsëri rrezikon, gjuan bukur, por portieri mbron.
06/10/2016 21:18
29′ Aliji ekzekuton një goditje dënimi duke e krosuar topin në zonë, por goditja me kokë e Gjimshitit përfundon jashtë.
06/10/2016 21:16
28' Roshi gjuan bukur, por bllokohet nga një mbrojtës.
06/10/2016 21:11
24' Roshi në top formë. Harkon bukur dhe e gjen Llullakun të vetëm që nuk qëllon në portën e zbrazët.
06/10/2016 20:55
12' GOOOOOOOLLLLLL. Lojë e bukur nga Aliu në të majtë që dërgon topin në zonë i cili pasohet me kokë nga Roshi për Hykën që shënon për 1-0. Shqipëria në epërsi.
https://www.dailymotion.com/video/x4wd4is_jahmir-hyka-goal-hd-liechtenstein-0-1-albania-06-10-2016-hd_sport
9' Kërkohet penallti, por gjyqtari jep goditje këndi. Rrezikoi Llullaku.
06/10/2016 20:49-Momenti pas himnit të flamurit
06/10/2016 20:48
1' Fillon ndeshja
06/10/2016 20:22-Formacionet zyrtare, Lihtenshtajn – Shqipëri
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të Lihtenshajtn – Shqipëri.
Sulmi i është besuar Bekim Balajt, i ndihmuar nga Roashi dhe Azdren Llullaku.
Më poshtë keni formacionet zyrtare.
Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Xhimshiti, Mavraj, Aliji; Kukeli, Hyka, Abrashi; Roshi, Balaj, Llullaku.
Formacioni i Lihtenshteinit: Jehle; Oehri, Polverino, Kaufmann, Göppel; Hasler, Wieser, Buchel; Burgmeier, Gubser, Salanovic


