Please enter at least 3 characters.

Lituania dhe Norvegjia shkëmbejnë spiunët me Rusinë

2019/11/1-199.jpg

Dy spiunë rusë u shkëmbyen sot në kufirin ruso-lituanez me dy lituanezë dhe një norvegjez, të dënuar për spiunazh në Rusi, një episod i denjë i Luftës së Ftohtë duke dëshmuar tensionet e rishfaqura këto vite në rajon.

“Sot, operacioni i shkëmbimit u krye me sukses”, njoftoi për shtypin kreu i shërbimeve sekrete lituaneze, Darius Jauniskis.

“Qytetarët lituanezë, Jevgenij Mataitis dhe Aristidas Tamosaitis dhe qytetari norvegjez, Frode Berg, kanë mbërritur mirë në Lituani”, nënvizoi ai duke shtuar se shkëmbimi u krye në kufirin mes Lituanisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit.

Dy rusët, Nikolaï Filiptchenko dhe Sergueï Moïsseïenko, të përshëndetur nga presidenti lituanez, iu dorëzuan palës ruse”, shtoi Jauniskis./ATSH/