Please enter at least 3 characters.

Lipjan, mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë

2016/08/Mjet-shperthyes.jpg

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bujan të Lipjanit, të dielën në ora 15:30.

Mjetin e dyshuar e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt njësitet e Forcës së Sigurisë. /Telegrafi/