Please enter at least 3 characters.

Linda Halimi mahnit J.Lo në “American Idol” (Video)

2016/01/lopezz.jpg

Më në fund, Linda Halimi ka debutuar në shown për zbulimin e talenteve “American Idol”.

Halimi u prezantua me këngën “It’s a Man’s World”, ku paraqitja e saj u vlerësua lartë nga anëtarët e jurisë së showt, të tillë, si Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.

Madje, J.Lo pohoi se “Linda një zë të fuqishëm dhe do të donte ta shihte në fazën e ardhshme të garës”, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se pro këngëtares kosovare votuan te tre anëtarët e Jurisë.

Ndërsa faqja zyrtare e spektaklit në rrjetin social Facebook i ka kushtuar vëmendje të veçantë Lindës duke e publikuar një video për të cilën thotë “Çfarë storie frymëzuese…dhe ajo ka shumë talent”.

Linda nuk e harron edhe vendlindjen, ku me mburrje tregoi se është nga Kosova dhe se ka ëndërruar një moment të tillë. /Telegrafi/