Limona turshi
Limonët turshi shkojnë mjaft me gjellët e tenxheres ose me lakrat. Gjithashtu mund ta grijmë në blender me vaj e uthull dhe ta përdorim si sallatë shoqëruese për peshk dhe perime të ziera.Nevojiten:* 1 kg limona * 500 gr. kripë të trashë * 2 lugë gjelle piper të gjelbër kokërr * 1 shkop kanellë * 4-5 gjethe dafine * vaj ulliriPërgatitja:
1. Lajmë limonët, u heqim kërcejtë dhe pak nga pjesët anësore dhe i ziejmë siç janë të plotë në një tenxhere me ujë të valuar, për rreth 15 min.
2. Në vazhdim i heqim nga tenxherja dhe i lëmë të ftohen. U bëjmë disa prerje diagonale, por jo plotësisht, në mënyrë që të ruajnë formën e të mos ndahen në copa.
3. Marrim kripën dhe me ndihmën e një luge kafeje e vendosim në të çarat e krijuara.
4. I vendosim limonët në një vazo të sterilizuar së bashku me beharnat.
5. E mbushim vazon me vaj ulliri dhe e lëmë në një vend të freskët ose në frigorifer për rreth 2 javë.
/Telegrafi/


