Please enter at least 3 characters.

Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka marrë vendimin e vështirë për të lënë shtëpinë më të madhe në vend, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen e tij për kohën e kaluar brenda programit.

Para se të largohej, Limi iu drejtua banorëve me fjalët: “Banorë, kam një lajm për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem. Kisha lënë një shënim, të them të drejtën te produksioni, që nëse do të vinte ky lajmërim, më duhet të iki dhe të vazhdoj rrugëtimin tim, gjithmonë me respektin dhe dashurinë për ju gjithë”.

BBVK/YouTube

Largimi i Limit krijoi një atmosferë emocionuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, me banorët që e përqafuan dhe ndanë momente të ngrohta për t’i uruar fat në rrugëtimin e tij të mëtejshëm.

Për shumë prej tyre, Limi ka qenë një figurë qendrore në dinamika dhe sfida, duke ndarë momente dramatike, të cilat tani do të mbeten kujtime të paharrueshme për të gjithë.

Ky largim shënon një moment të rëndësishëm në spektaklin e këtij sezoni, duke lënë hapësirë për zhvillime të reja dhe surpriza të tjera brenda shtëpisë më të ndjekur televizive në Kosovë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com