Please enter at least 3 characters.

Limaj takohet me amabsadorin e Turqisës, bisedojnë për marrëveshje të reja mes dy vendeve

2019/03/55680224_2127576830661906_3769422470457589760_n.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është takuar me ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar.

Zv.kryeministri Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me ambasadorin Sakar kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, thellimin e tyre dhe rreth marrëveshjeve të reja në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në ato ekonomike dhe të mbrojtjes.

"Sot prita në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar të cilin e falënderova për angazhimin e tij për pritjen që i është bërë delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Turqi. Po ashtu, biseduam edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, thellimin e tyre edhe me marrëveshje të reja në fusha të ndryshme e me theks të veçantë në ato ekonomike dhe të mbrojtjes", ka shkruar Limaj./Telegrafi/