Limaj: Me vdekjen e George H.W. Bush bota ka humbur një burrështetas me vlera të mëdha
01/12/2018
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish presidentit George H.W. Bush.
Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për këtë humbje.
Postimi i plotë i Limajt:“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme.Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!", ka shkruar Limaj. /Telegrafi/


