Please enter at least 3 characters.

Limaj: 21 vite më parë nisi epoka e lirisë, mirënjohje për SHBA-të dhe NATO-n

2020/06/LIMAJ-1.jpg

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë më meritorët për lirinë e Kosovës, dëshmorët e kombit.

Limaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se 21 vite më parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë.

Postimi i plotë:Urime Dita e Çlirimit Kosovë!Në 21 vjetorin e çlirimit të vendit, kujtojmë̈ sot si çdo ditë tjetër më meritorët për lirinë̈ e Kosovës, dëshmoret e Kombit.Kujtojmë̈ me pietet kryekomandantin e Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm që bën të mundur lirinë e vendit.21 vite më parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë.Në këtë ditë historike, shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n të cilët u rreshtuan në krah të Kosovës në momentet vendimtare.Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit. /Telegrafi/