Please enter at least 3 characters.

Lille nxjerr në ankand fanellat e ndeshjes së fundit për t'i ndihmuar refugjatët ukrainas, ja sa kushton ajo e Edon Zhegrovës

2022/02/GetPaidStock.com-621016b33f3d2.jpg
209:"Edon ZHEGROVA of Lille during the Ligue 1 Uber Eats match between Lille and Paris Saint Germain at Stade Pierre Mauroy on February 6, 2022 in Lille, France. (Photo by Franco Arland/Icon Sport via Getty Images)
27:"Icon Sport via Getty Images

Xhiro e 28-të në elitën e futbollit francez Ligue 1 ka filluar me sfidën Lille - St Etienne.

Kjo ndeshje përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0, pasi përkundër rasteve të mira shënimi gola nuk pati në këtë sfidë.

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova u paraqit në këtë sfidë në 30 minutat e fundit, kur u fut nga banka në vend të Hatem Ben Arfas.

Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille ka bërë një gjest shumë të bukur për t'i ndalë në ndihmë popullit ukrainas. Lille ka vendosur t'i nxjerr në ankand fanellat e kësaj sfide.

"Deri të dielën një ankand i fanellave të veshura do të mbledh fonde, për t'i dhuruar Fondacionit Lille në mënyrë që të solidarizohemi me Ukrainën duke i ndihmuar, fëmijët, gratë dhe burrat e prekur nga kjo krizë", thuhet në njoftimin e Lille.

Ankandi ka filluar tanimë dhe Lille po pret që të ketë sa më shumë para të mbledhura për t'i ndihmuar refugjatët ukrainas.

Deri më tani për faenllën e Edon Zhegrovës janë ofruar 164 euro, derisa më së shumti janë ofruar për fanellën e Hatem Ben Arfas 335.

Ky ankand do të jetë i hapur deri më datën 19 mars. /Telegrafi/