Please enter at least 3 characters.

Ligue 1 ia ndalon Neymarit dhe Marquinhos të marrin pjesë në festën e titullit të PSG-së

2019/05/GettyImages-1035033252.jpg
295:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Neymar Jr (L) and Marquinhos of Paris Saint-Germain look on as Paris Saint-Germain walks the pitch on the eve of their UEFA Champions League Match against Liverpool at Anfield on September 17, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Mark Robinson/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint Germain është kampion i padiskutueshëm në Ligue 1 edhe këtë edicion, pasi ka siguruar javë më parë titullin.

Kryeqytetasit francez do ta pranojnë titullin vetëm ditën e sotme (e shtunë) para adhuruesve të vet.

PSG do të jetë nikoqir i Dijonit që është në kërkim të pikëve, por pa marrë parasysh rezultatin në fund të ndeshjes FFF do t’ia dorëzojë trofeun parisienëve.

Në këtë moment do të mungojë ylli më i madh i PSG-së, braziliani Neymar si dhe bashkëkombësi i tij Marquinhos.

lexo po astu

Neymar u dënua me tri ndeshje moslojë pas goditjes që i dha tifozit pas finales në Kupën e Francës, ndërsa Marquinhos është i skualifikuar pas kartonit të kuq javën e kaluar ndaj Angers.

Rregullorja e Federatës së Futbollit francez thotë se përderisa një futbollist të jetë i dënuar nuk duhet të futet as në fushë derisa ka një aktivitet sportiv.

Ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimi i trofeut sipas FFF është një aktivitet dhe Neymar nuk do të lejohet të zbret në fushë.

Kësisoj sulmuesi brazilian së bashku me Marquinhos do të mund t’i ndjekin vetëm nga tribuna shokët e skuadrës teksa festojnë titullin.

Natyrisht Neymar e Marquinhos do t’i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës me të dalë nga stadiumi Parc de Princes. /Telegrafi/