Please enter at least 3 characters.

Liga Total në Lipjan mbledh rreth 1000 tifozë

2016/01/liga-total-n-euml-lipjan-mbledh-rreth-1000-tifoz-euml_hd.jpg

SUPERLIGA

Superliga kishte në fokus ndeshjen mes Avni Ites nga Sllovia dhe Venezias nga Dobraja. Kjo sfidë konsiderohet si klasikja e Lipjanit, e ngjashme me sfiden mes Real Madrid dhe Barcelones. Ndeshja përfundoi 2-2 ku pati shumëçka, polemika, gola, gabime të gjyqtarëve, mirëpo gjithçka në fund përfundoi në paqe dhe dy titanët e Lipjanit i ndan pikët në këtë takim. Për Dobrajen shënoi dy gola Agon Llugiqi, ndërsa për Avni Iten, Muhamet Dragusha shënoi një herë dhe Korab Muharremi një herë. Në krahun tjetër yjet e Bajramit mposhtën 8-1 Standard Benzin duke i shkaktuar atyre një humbje tmerruese.

Kampionatin momentalisht e kryeson Gumnasella qe ka mposhtur 3-1 Valentino Caffen në sfidën e fundit të ditës. Në ndeshjet e tjera gjithashtu pati zhvillime interesante. Etika mundi 4-3 Nipat e Dajës me super Arton Gashin që u shpall edhe lojtari i javës, ndërsa Mobi Shop Gaxha turpëroi Gadimen 11-1, sfidë në të cilën Shqiprim Shala shënoi plot 6 gola. Fitore shënoi dhe Termax dhe Gllogovci. Termax mundi 3-1 Blendi Center, ndërsa Gllogovci triumfoi bindshëm 8-1 ndaj Sllovisë. Akllapi mundi Besen 4-1, ndërsa Xhamia Magures shënoi fitoren e parë sezonale 9-0 ndaj Niveles së përgjysmuar.

LIGA E PARË

Në Ligën e Parë Flaka vazhdon dominimin e saj. Fitorja ndaj Dardanve konfirmoi potencën e skuadrës së Trimor Shamollit, ndërsa bindi edhe Relux qe mposhti 5-0 Minatorin. Në tavoline fitoi Smallusha përballë Ardenos që luajti pa libreza në këtë takim, ndërsa Rubofci nuk gaboi duke marrë pikët maksimale ndaj Gadimës së Epërme me rezultat 5-2. AL Com mposhti 3-1 Venezian 2, ndërsa Besa Sllovisë befasoi Qullt duke i mposhtur 4-1.


Fitore bindëse shënoi skuadra e Muhagjerve ndaj Express Phone 6-0, ndërsa me rezultat 2-2 përfundoi ndeshja mes Spartes dhe Drenit. Fitore me shumë rëndësi shënoi edhe Restaurant Shpella që mundi 4-1 ekipin e Star Cafes.  


LIGA E DYTË

Mahnitese

Posted by LIGA TOTAL on Tuesday, April 21, 2015