Please enter at least 3 characters.

Liga e Kampionëve: Monaco në play-off, Ajaxi eliminohet

2016/01/liga-e-kampion-euml-ve-monaco-n-euml-play-off-ajaxi-eliminohet_hd.jpg

Të katër golat për francezët erdhën në pjesën e dytë, me Ivan Cavaleiro që hapi rezultatin rreth dhjetë minuta pas pauze (54') dhe me Lavyin Kurzawa që e dyfishoi pas dhjetë minutash tjera (64').

Shumë shpejt Anthony Martial (70') shtoi epërsinë për vendasit, derisa përforcimi i verës, Stephan El Shaarawy vulosi rezultatin (77').

Monaco fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3-1, andaj kualifikohet në play-off me rezultat të përgjithshëm 7-1, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Ajaxi këtë sezon do të mungojë në garën evropiane, pasi është eliminuar në rundin e tretë kualifikues nga Rapidi i Vjenës.

Holandezët barazuan 2-2 në ndeshjen e parë në udhëtim dhe ishin favoritë për t’u kualifikuar, por ata pësuan 3-2 në ndeshjen e kthimit si vendas, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Nesër zhvillohen edhe ndeshjet tjera të rundit të tretë kualifikues, me skuadrën shqiptare Skënderbeu që do të kërkojë një vend në play-off në ndeshjen e kthimit ndaj FC Milsami Orhei, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në udhëtim. /Telegrafi/