Please enter at least 3 characters.

Lidhja futbollistike e Zagrebit bashkëpunon me Lirinë

2016/01/lidhja-futbollistike-e-zagrebit-bashk-euml-punon-me-lirin-euml_hd.jpg

Mysafirët u pritën nga kryetari i klubit prizrenas, Mirsad Collaku, drejtori Erxhan Dana dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë takimit tejet miqësor, mysafirët nga LFZ, kanë folur për përvojat e tyre dhe reformat që kanë kaluar në avancimin e futbollit. Ata , poashtu kanë ofruar literaturë për zhvillimin e shkollës së futbollit, përkatësisht për kategoritë e reja si dhe broshura për trajnerë futbolli dhe dhurata të tjera. Kroatët, kanë premtuar se do të ndihmojnë futbollin prizrenas dhe ate kosovar që në rastin e parë, duke shkëmbyer përvoja përmes kampeve edukative, por dhe në zhvillimin e ndeshjeve miqësore që nga kategoritë e reja e deri tek seleksionet përkatëse në nivele qytetesh e regjionesh.

Nga a na e tij, kryetari i Lirisë, Mirsad Collaku, falënderoi mysafirët për vizitën dhe ka kërkuar mbështetje në avancimin e futbollit përmes bartjes së përvojës që ka Lidhja Futbollsitike e Zagrgebit dhe klubet që operojnë në këtë lidhje. Ai, ka thënë se ekzistojnë disa barriera që pengojnë zhvillimin e ndeshjeve ndërmjet skuadrave seniore, por që tashmë sipas disa paralajmërimeve, pritet që shpejt UEFA të pranoj Kosovën, dhe në këtë kuadër ka kërkuar ndihmën e delegacionit kroat, në mbështetje të futbollit prizrenas dhe atij kosovar.

Në drekën e organizuar me këtë rast, të cilën e shtroi kryetari i Lirisë, mysafirët edhe njëherë konfirmuam miqësinë me kosovarët dhe premtuan se do të lobojnë aty ku do të munden për gjetjen e fondeve në përmirësimin e infrastrukturës sportive jo vetëm në Prizren por dhe gjetiu, sikurse që do të ofrojnë gjithë eksperiencën e tyre me ofrimin e trajnimeve për trajnerë dhe zhvillimin e talenteve përmes kampeve që do të organizohen në të ardhmen. Kosova ka shumë talent që po bëjnë emër në Europë dhe me seleksione të ndryshme. Shpresojmë që të njiheni sa më parë me të drejta të plota dhe të mos ketë barriera ligjore për zhvillim të aktiviteteve, ku Kroacia dhe LFZ do të jetë përkrahës i madh i juaji, thanë mysafirët nga Zagrebi.

Në këtë takim u ndanë edhe shumë dhurata të ndërsjella, si rekuizita, flamuj dhe literaturë, që kroatët sollën me këtë rast. /kfliria/