Please enter at least 3 characters.

Lewis Hamilton, kampion i Formula 1 për të katërtën herë në karrierë (Foto)

2017/10/LewsiHamilton-4.jpg
307:"MEXICO CITY, MEXICO - OCTOBER 29: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates after winning his fourth F1 World Drivers Championship during the Formula One Grand Prix of Mexico at Autodromo Hermanos Rodriguez on October 29, 2017 in Mexico City, Mexico. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton e ka fituar titullin e katër botëror të Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Meskikës, edhe pse përfundoi i nënti pas një përplasje me rivalin e tij, Sebastian Vettel.

Ky triumf e bën atë padyshim pilotin më të suksesshëm britanik të Formula 1 në histori, duke e kaluar Sir Jackie Stewartin me një titull më shumë.

(Getty Images)

Në këtë mënyrë, ai barazohet me Vettelin dhe francezin Alain Prost, me nga katër tituj.

Ai mbetet me një titull prapa argjentinasit Juan Manuel Fangio dhe natyrisht prapa rekorderit Michael Schumacher, i cili i ka fituar shtatë tituj gjatë karrierës mbresëlënëse.

(Getty Images)

Në xhiron e parë, piloti i Mercedesit pësoi një goditje nga piloti i Ferrarit dhe kjo bëri që dy rivalët të pësonin dëmtime në bolidët e tyre dhe të mbetnin prapa në garë.

Vettel ia doli të ngjitej në vendin e katërt, mirëpo ai duhej ta zinte pozitën e katërt për të qenë matematikisht në garë për titull.

(Getty Images)

Garën e Meksikës e fitoi piloti i Red Bullit, Max Verstappen, i cili dominoi prej se e mori kryesimin (në momentin kur edhe ndodhi incidenti ndërmjet Hamilton dhe Vettel). /Telegrafi/