Please enter at least 3 characters.

Lewandowski: Klopp, si baba për mua

2016/10/klopp-lewa-e1475524099236.jpg

Robert Lewandowski ka folur fjalët më të mira për ish-trajnerin e tij te Borussia Dortmund, Jurgen Klopp.

Sulmuesi polak po shikon ndeshjet e Liverpoolit, pasi tani trajner është ish-mentori i tij, Jurgen Klopp, për të cilin e cilëson si baba.

“I kam shikuar disa ndeshje të Liverpool që nga ardhja e Klopp, dhe ju mund të shihni se lojtarët janë të gëzuar duke luajtur për të”, ka thënë Lewandowski.

“Si lojtar ju e dini se të qëndron prapa, ai është si një baba, për shkak se ju keni besim tek ai si një lojtar”.

“Kjo ju bën krejtësisht të hapur për metodat e tij dhe idetë e tij të cilat në afat të gjatë gjithmonë e shihni se janë për të mirën e lojës tuaj dhe për ekipin”, ka përfunduar sulmuesi polak. /Telegrafi/