Please enter at least 3 characters.

Lëvdata për Terryn pas ndeshjes së 600-të

2016/01/l-euml-vdata-p-euml-r-terryn-pas-ndeshjes-s-euml-600-t-euml_2_hd.jpg

“Ajo çfarë është më e rëndësishme se 600 ndeshje është se ai luajti çdo minutë në 19 ndeshjet e Ligës këtë sezon, që është e mahnitshme për një lojtar për të cilin sezonin e kaluar shumë njerëz menduan se po bie”.

“Ai po tregon kualitet fantastik, jam i kënaqur për të. Lojtarët që kam pasur në të kaluarën, kam një raport të veçantë me ta, por nuk ua jap atyre pozitat sepse i pëlqej ose sepse kam raport me ta”.

“Për momentin, gjithçka që ai fiton nuk është për shkak se ai është njeriu im ose miku im, ose sepse unë e respektoj për shkak të periudhës time këtu. Ai i fiton minutat pasi luan jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/