Please enter at least 3 characters.

​Lëndohet një punëtor derisa punonte në një objekt

2019/06/kapela-1.jpg

Një person ishte dërguar në QKUK për shkak se derisa kishte qenë duke punuar në një objekt, kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor dhe sipas informatave dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorit.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.